Nga Margherita Stancati | Fotografitë Francesca Volpi për The Wall Street Journal
Telefonata e parë erdhi më 11 mars. Atëherë Roberto Biglioli shprehet se ka marrë vesh se e ëma e tij 81- vjeçare ka ndërruar jetë duke luftuar koronavirusin e ri. Telefonata e dytë erdhi 6 ditë më vonë, shprehet z. Biglioli, një punonjës i mjekësisë banues në Bergamo (qytetin italiano-verior më i godituri rëndë nga pandemia). “Një telefonatë, që ndonëse pritej askush nuk do ta dëshironte ta merrte”, shprehet ai. “Babai im i dashur na ka lënë gjithashtu”.
Italianët janë të tmerruar se prindërit apo gjyshërit e tyre do të jenë të shënjestruarit e rradhës nga koronavirusi. Ata kanë një arsye për t’u shqetësuar. Covid-19, sëmundja respiratore e shkaktuar nga koronavirusi i ri ka vrarë më shumë njerëz në Itali se kudo tjetër në botë, dhe viktimat ishin kryesisht mbi 60.
Stili i jetesës i Italisë unik në perëndim, ndonëse e ka ndihmuar vendin të kalojë përmes kohërave të trazuara e të vështira fatkeqësisht e ka bërë shumë vulnerabël në këtë periudhë të Covid-19.
Dy ose tre gjenerata shpesh jetojnë nën të njëjtën çati. Kjo është shumë herë më e hasur në Itali si dukuri se sa në vendet e tjera të Europës. Është e zakonshme në këtë vend që gjyshërit të kujdesen për nipërit e mbesat dhe fëmijët e tyre adult të kujdesen për vetë prindërit e tyre të moshuar.
“Zakonet tona duhet të ndryshojnë dhe ato duhet të ndryshojnë tani”, u shpreh kryeministri Italian Giuseppe Conte më 10 mars kur Italia u bë vendi i parë perëndimor të merrte masat e izolimit për të gjithë territorin e republikës së saj, teksa po vihej re numri i madh i individëve në moshë të thyer që ky virus po iu merrte jetën.
60 milionë rezidentët e Italisë inkurajohen me forcë që të rrinë në shtëpi gjatë gjithë kohës me përjashtim kur iu duhet të blejnë ushqime, ilaçe apo kanë ndonjë gjë emergjente për të bërë. Individët në moshë të thyer iu thuhet në mënyrë të prerë që mos të dalin e as për këto gjëra të thjeshta. Ndërsa gjithë të tjerëve iu rekomandohet që të rrinë sa më larg moshave të mëdha në mënyrë që këta të fundit të mos rrezikohen nga Covid-19.
Umberto Cremasoli, 77 vjeç, dhe gruaja e tij më përpara shihnin nipërit e mbesat thuajse çdo ditë. Por pasi mjekët zbuluan infeksionin e koronavirusit në zonën e Casalpusterlengo-s më 20 shkurt (i cili përbënte e rastin e parë të hapjes së këtij virusi) ata nisën t’i shihnin nipërit e mbesat e më shpesh. Kjo pasi shkollat e çerdhet u mbyllën, kështu që për fëmijët ngelej që veçse gjyshërit të kujdeseshin pasi prindërit ishin akoma në punë.
Por këto ditë, shumë më vonë që pas konfirmimit të rastit të parë me koronavirus, të moshuarit tashmë janë më koshient për rrezikshmërinë që dhe fëmijët e vegjël mund të paraqesin në transmetin e këtij virusi tek ata.
“Ne po jetojmë në terror. Ti mund ose nuk mund të na infektosh, kjo është frika jonë me të cilën jetojmë me mëndje gati çdo ditë”, shprehet z. Cremasoli.
Përpara shpërthimit të koronavirusit z. Cremasolli dhe gruaja e tij znj. Antonieta Scarioni (68 vjeçe) kishin një jetë mjaft aktive. Znj. Cremasolli thotë se më përpara “unë shkoja në kurse kërcimi, merrja kurse të gjuhës spanjolle si dhe dilja me shoqet e mia, një pjesë të mirë të cilave i kisha njohur te kursi i kërcimit”. Por me ardhjen e koronavirusit jo veçse që është izoluar në shtëpi por dy prej shoqeve të saj dhe ndërruan jetë nga ky virus.
“Na e ka shkatërruar jetën”, shprehet znj Cremasolli.
Të dhënat e reja botërore tregojnë se koronavirusi është disa herë më shumë vdekjeprurës tek moshat e mëdha krahasuar me moshat e reja. E ky fakt përbën shqetësim të madh për Italinë pasi ky vend ka popullsinë më të plakur pas Japonisë në botë. Kjo mbase shpjegon pse numri i të vdekurve ka kaluar dhe Kinën në Itali.
Nga 64,000 njerëzit që janë infektuar me virus në Itali rreth 6,077 kanë ndërruar jetë. Gjer tani virusi duket se i ka shpëtuar fëmijët, pasi asnjë individ nën moshën 20-vjeçare nuk ka ndërruar jetë.
Në Lombardi, në rajonin më verior të shpërthimit të koronavirusit në Itali, sistemi shëndetësor është aq i limituar krahasuar me kërkesat e mëdha për kujdesje mjekësore saqë mjekët nuk munden dot t’i trajtojnë të gjithë pacientët e tyre kështu që po detyrohen të zgjedhin midis pacientëve të rinj ndaj atyre më të moshuar.
Duke qenë koshient për faktin se të afërmit e moshuar nuk mund të marrin përkujdesjen e duhur, familjarët po japin të pamundurën që ata kurrë të mos sëmuren.
Znj. Gianna Besson 70-vjeçe është izoluar në shtëpi për dy javë që kur fëmijët e saj e detyruan atë që mos të dalë nga shtëpia. Ata ia lënë ushqimin pranë derës, duke qënë se jetojnë pranë saj, dhe i bien zilen e më pas zhduken që kontakti midis tyre të jetë sa më i limituar.
“Ata vendosën që unë të rri e izoluar në apartament sepse jam më e riskuar se ata. Ndonëse unë nuk është se jam shumë dakort me urdhërat e tyre”, shprehet znj. Besson.
Vetmia është gjëja më e vështirë për t’u përballuar për znj. Besson. “Unë ndiej një nevojë për të dalë, për të folur me dike apo takuar dikë. Nëse nuk do t’i kisha fëmijët që të më urdhëronin të rrija brenda me patjetër që do të kisha dalë jashtë”, shprehet znj. Besson.
Në qytetin verior të Torinos, në rrëzë të alpeve, Ana Marcone 64-vjeçare po bën të pamundurën që e ëma e saj të ketë sa më pak kontakt me të tjerët. Mamaja e znj. Marcone-s dy herë në javë bënte fizioterapi, një herë në javë takohej me parukieren dhe një herë në dy-tre javë bënte kontrolin mjekësor. Tashmë e bija pra vetë znj. Anna Marcone po ia bën të tëra këto si fizioterapinë, rregullimet e flokëve dhe kontrollin shëndetësor.
Afrimiteti i madh që gjeneratat e moshuara kanë me fëmijët e tyre apo nipërit e mbesat jep mbase një lloj shpjegimi se pse kaq shumë të moshuar po ndërrojnë jetë në Itali. “Nëse ti ndan shtëpinë me gjyshërit apo prindërit e tu të moshuar kjo e rrit shumë probabilitetin që ata ta marrin këtë virus”, shprehet Christian Bayer profesor i ekonomiksit në universitetin e Bonn-it në Gjermani.
Në Itali kur shteti mbylli çerdhet, kopshtet, shkollat e universitetet në fillim ishte normale si pjesë e kulturës së tyre që fëmijët apo të rinjtë të kalonin kohë më gjyshërit e tyre duke qënë se prindërit akoma ishin në punë. Por sapo u vu re vulnerabiliteti i madh i këtyre moshave të thyera ndaj këtij virusi qeveria italiane dha njoftime nëpër media që ndaj këtyre moshave të rrihej sa më larg. Kështu Italianët u detyruan të nisnin një ndarje që për ta nuk ishte normale në familjet e tyre.
Zoti Biglioli, punonjësi i mjekësisë nga Bergamo që humbi të dy prindërit e tij shprehet se këto lloj sakrificash ndaj Covid-19 janë esenciale nëse duam që t’i shpëtojmë njerëzit tanë të zemrës. Babai i zotit Biglioli, Angelo ishte fotograf më i njohur i zonës së Romanos në Lombardi. Në zonë ai kishte mjaft emër e të tërë e thërrisnin atë për dokumentimin e eventeve të bukura si dasma, krishtlindje, datëlindje etj. Këtë art ai ia la djalit dhe nipit të tij Michele (madje që kur Michele ishte i vogël gjyshi i tij nisi t’i mësonte fotografinë si dhe t’i bënte dhurata aparatura fotografike).
Kur çifti, Angelo dhe gruaja e tij Gioseppina Oggini, zhvilluan simptomat e para, autoritetet shëndetësore i instruktuan që të vetë-izoloheshin. “Asnjë doktor nuk erdhi për t’i vizituar e kështu Gioseppina ndërroi jetë”, shprehet Michele për gjyshen e tij. Një ditë pas vdekjes së gjyshes, Michelle me të atin çuan me emergjencë gjyshin, Angelon, në spital pasi ai ishte në gjendje shumë të rënduar shëndetësore. Atë ditë Angelo iu puthi dorën si Michelles ashtu dhe të birit të tij Robertos e i’u dha atyre lamtumirën e fundit.
“Lini shtëpinë veçse nëse e keni patjetër të nevojshme. Bëjeni këtë në nder të atyre që kanë lënë këtë jetë nga ky virus i mallkuar e për ata që po luftojnë për jetën në spitale apo dhe për veten e të afërmit tuaj”, iu bën thirrje z. Roberto Biglioli italianëve.
Për Luiggi Carbonen, 60 vjeç, të rrijë larg tre nipërve të tij, është gati e pamundur. Kjo pasi ai është mësuar me ata që çdo ditë e vizitonin pas shkollës e bënin me të detyrat e shkollës për në shtëpi. “Fëmijët ishin pjesë e pandashme e jetës sime, ata jetojnë dy kate poshtë meje e këtë zemër prej druri e kam dhuratë nga ata”, shprehet gjyshi teksa tregon whatsapp-in në të cilën ka vënë si foto profili zemrën e dhuruar nga nipërit me mbishkrimin “Gjyshi më i mirë në botë”.
Por gjithçka ndryshoi më 10 mars kur qeveria vendosi rregullat striktë mbi izolimin e njerëzve si dhe lëvizjet e tyre nëpër Itali. Një arsye kryesore e këtij vendimi kishte të bënte me mbrojtjen e rajoneve jugore si Puglia (në të cilën jeton dhe z. Luiggi Carbone) pasi infrastruktura e mjekësisë është disa herë më e dobët në jug të Italisë krahasuar me veriun.
Për momentin situata në Puglia ku veçse një numër i vogël rastesh me Covid-19 është konfirmuar, nuk është aq dramatike saç është në veri.
Familja e të afërmit e z Luiggi Carbone avash avash po mësohet me rregullat e reja strikte. Tre nipërit nuk e takojnë më gjyshin e tyre të dashur çdo ditë siç bënin dikur. “Gjithashtu dhe kur takohemi mbajmë distancë nga njëri-tjetri. Është e vështirë kështu”, shprehet e përmallosur gruaja e Luiggi-t, Anna.