Aktualitet Familjarët denoncojnë zhdukjen e Ervis Martinajt, policia dyshon për inskenim

Familjarët denoncojnë zhdukjen e Ervis Martinajt, policia dyshon për inskenim

Familjarët e Ervis Martinajt, një nga të shumëkërkuarit e policisë dhe Strukturës së Posaçme (SPAK) kanë denoncuar në polici se kane humbur kontaktet prej disa ditësh me të.

Martinaj është shpallur në kërkim nga SPAK pas dëshmisë së Nuredin Dumanit pasi akuzohet se ka ofruar deri në 500 mije euro për ekzekutimin e Endrit Dokles.

Ndërkohë, policia dyshon se ai është larguar prej disa muajsh jashtë Shqipërisë në mënyrë ilegale. Nga verifikimi i sistemit TIMS, është parë që ka pasur lëvizje të shpeshta drejt Kosovës të Ervis Martinajt, por në periudhën kur nuk ishte shpallur në kërkim.

Nga ana e policisë, ka dyshime se ai mund të jetë larguar drejt Dubait.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se denoncimi do të vlerësohet, por nga ana tjetër ka dyshime se kjo mund të jetë edhe një inskenim.

Denoncimi i familjarëve, vjen pas rreth një muaji nga atentati në Fushë-Krujë ku mbetën të vdekur 3 persona, një prej tyre kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.

Ervis Martinaj është një personazh i njohur i botës së krimit, i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, siç ishte masakra e Bllokut në shkurt të vitit 2018.

Më herët, ai është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për fshehje të ardhurash dhe organizim të lojërave të fatit. Kjo çështje ndo