Dy agjencitë kryesore të kontrollit të fakteve nuk do të bashkëpunojnë më me rrjetin social Faceboook, për të kontrolluar lajmet e rreme. Facebook paguante Associated Press dhe Snopes për të luftuar krizën e saj të keqinformimit.
Por të dy kompanitë konfirmuan se nuk po kontrollojnë më artikujt. AP i tha BBC se ishte në “biseda të vazhdueshme” për punën në të ardhmen.
Facebook tha se ishte i angazhuar për të luftuar lajme të rreme dhe se kompania tha se do të zgjerojë përpjekjet e saj në 2019.
“Lufta ndaj keqinformimit kërkon qasje të shumëllojshme nga e gjithë industria” tha një zëdhënëse e Facebook për BBC. “Ne jemi të përkushtuar që ta luftojmë këtë përmes shumë taktikave” shtoi ajo. “Kemi marrëdhënie të forta me 34 partnerë të kontrollit të fakteve anembanë botës që kontrollojnë lajmet në 16 gjuhë të ndryshme, dhe planifikojmë të zgjerojmë programin këtë vit duke shtuar partnerë dhe gjuhë të reja”.
Një zëdhënëse e AP-së i tha BBC-së se: “AP përpiqet vazhdimisht të përdor sa më mirë burimet e saj të kontrollit të fakteve dhe kjo përfshinë bisedat e vazhdueshme me Facebook”.
Themeluesi i faqes David Mikkelson dhe kreu i operacioneve Vinny Green, kanë thënë në një postim në blog se firma nuk përjashtoi që në të ardhmen mund të bashkëpunojë sërish me Facebook.
“Ne shpresojmë të mbajmë një dialog të hapur me Facebook për të diskutuar qasjet dhe për të luftuar dezinformimin”, tha kompania.
Përmes postimit në blog drejtues të saj pranuan se zgjedhja për të mos rinovuar bashkëpunimin e tyre me Facebook kishte të bënte me çështje financiare.
Në 2017, Facebook pagoi Snopes 100 mijë dollarë për punën e bërë, ndërsa për vitin 2018 nuk janë publikuar ende shifrat.