Aktualitet Faqja ndërkombëtare për turizmin: Shqipëria një nga vendet e fundit të fshehur...

Faqja ndërkombëtare për turizmin: Shqipëria një nga vendet e fundit të fshehur të Evropës, do ju bëj të bini në dashuri me të!

Në një artikull të faqes ndërkombëtare të specializuar rreth turizmit botërorë “World Nomads”, përshkruhet imtësisht Shqipëria si një nga atraksionet e ralla që çdokush duhet të vizitojë, transmeton lexo.al.

Më konkretisht, në artikull thuhet se pavarësisht nëse jeni duke kërkuar sfida malore, relaks në plazhet e paprekur, ose eksplorim të kështjellave dhe rrënjave osmane, Shqipëria është një vend i paharrueshëm që do ju vjedhi zemrën.

Sipas këtij artikulli, Shqipëria ishte një vend tejet sekret dhe i mbullur që ngjallte ndjenja jo të lehta për ato që nuk e njihnin dhe pas rrënies së komunizmit pasoi një periudhë jo stabile, por tashmë Shqipëria është një nga gurët e fundit të fshehur të kontinentit, përcjell lexo.al.

Më pas në artikullin, përshkruhen vendet më të mira që mund të vizitohen në çdo cep të Shqipërisë si dhe jepen informacione praktike për akomodimin e turistëve.