Një 31-vjeçar nga Vlora është dënuar me 8 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për një formë jo të zakontë trafiku droge. Olsi Caushaj është fajësuar për trafikimin 220 gramë fara kanabisi nga Spanja në Shqipëri përmes postës.
Episodi ka ndodhur në maj të vitit 2020, kur drejtoria e hetimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të doganave ka sinjalizuar policinë për një pako të dyshimtë. Pakoja nuk kishte emër dërguesi, por vetëm emrin e pritësit në Vlorë.
Sipas vendimit të gjykatës, kontrolli policor zbuloi praninë e dy qeseve me fara të ngjashme me ato ta kanabisit. Menjëherë pasi ka tërhequr pakon 31-vjeçari është prangosur.
Ndërsa farat e sekuestruara iu nënshtruan ekspertizës agro-teknologjike. Në gjykim Caushaj ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën, duke saktësuar se nuk kishte dalë asnjëherë jashtë Shqipërisë. Ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.