Një shqiptar në Itali ka ndërruar jetë disa ditë pasi u aksidentua nga një makinë. Ngjarja ndodhi në Castiglione di Cervia të mërkurën e kaluar. Viktima është 46-vjeçari Qani Terziu.
Ai u përplas nga një makinë “Range Rover” teksa po udhëtonte me një biçikletë. Aksidenti ndodhi pasdite rreth orës 17:30. Sipas policisë, Terziu u përplas nga një makinë e drejtuar nga një rumun, 39-vjeçar.
Fillimisht, shqiptari ishte ngritur pas përplasjes dhe dukej i ndërgjegjshëm për aksidentin. Megjithatë autoritetet morën masa dhe e dërguan në spital. Gjendja shëndetësore e 46-vjeçarit u rëndua ditë pas dite, derisa të hënën humbi jetën.
Policia po hap tashmë hetime për vrasje në rrugë për këtë ngjarje tragjike.