Anthony Fauci tha në një konferencë shtypi të enjten se varianti i koronavirusit Mu, të cilin Organizata Botërore e Shëndetit tani po e gjurmon, nuk përbën një kërcënim të menjëhershëm për SHBA.
Sipas OBSH, varianti Mu, i zbuluar për herë të parë në Kolumbi në janar, mund të jetë më rezistent ndaj mbrojtjes nga infeksioni paraprak ose vaksinimi.
Mu është zbuluar në 39 vende, dhe ka qenë gjithnjë e më i përhapur në Amerikën e Jugut. Aktualisht përbën 39% të rasteve në Kolumbi dhe 13% në Ekuador.
Fauci tha se ndërsa zyrtarët “po mbajnë një sy shumë afër” mbi praninë e Mu në SHBA, varianti “nuk është aspak afër të qenit dominues”.
Varianti Delta, shtoi ai, është “më shumë se 99% dominues”.
“Ne jemi duke i kushtuar vëmendje variantit Mu, ne marrim gjithçka seriozisht, por nuk e konsiderojmë atë një kërcënim të menjëhershëm tani”.
Fauci tha se nuk ka ende shumë të dhëna klinike, dhe shumica e informacionit vinte nga të dhënat laboratorike in-vitro.
“Për të mos e nënvlerësuar, ne e marrim atë shumë seriozisht, por mbani mend, edhe kur keni variante që zvogëlojnë disi efikasitetin e vaksinave, vaksinat ende janë mjaft efektive kundër varianteve të atij lloji”, tha Fauci.