Anthony Fauci, virologu i njohur amerikan nuk përjashton faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta kenë vaksinën kundër COVID-19 deri në janarin e ardhshëm.
“Ne duam të vazhdojmë shpejt, por duam të sigurohemi që vaksina të jetë e sigurt dhe efektive. Unë mendoj se është e mundshme nëse gjërat shkojnë në drejtimin e duhur”, i tha ai medias.
SHBA-ja regjistroi gjatë 24 orëve të fundit më shumë se 2 500 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, sipas të dhënave të universitetit ”Johns Hopkins”.
Pas dy ditëve ngadalësim, të dielën dhe të hënën, kjo rritje e re prej plus 2 502 e çon bilancin amerikan në 60 853 të vdekur në total që prej fillimit të pandemisë, sipas shifrave të aktualizuara në vazhdimësi nga ky universitet.
Vendi më i prekur, SHBA-ja, që kaloi dje pragun e një milion rasteve të diagnostifikuara me COVID-19, numëron vetëm rreth një të tretën e rasteve të regjistruara në mbarë botën.