Bota Kryeministri rus pozitiv me COVID-19

Kryeministri rus pozitiv me COVID-19

Kryeministri rus, Mihail Michoustin njoftoi sot, gjatë një videokonference të transmetuar në televizion, se kishte rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri.

“Sapo mësova se testet e koronavirusit që kam bërë kanë rezultuar pozitiv”, tha ai gjatë një videokonference me presidentin Vladimir Putin.

Mishustin shtoi se tashmë ishte karantinuar dhe se kishte sugjeruar që gjatë kësaj periudhe të zëvendësohej nga ndihmësi i tij.