Sport Faza e grupeve të Champions-it, Barcelona ka mbrojtjen më të mirë në...

Faza e grupeve të Champions-it, Barcelona ka mbrojtjen më të mirë në Europë

Përmirësimi mbrojtës i Barcelonës, që nga ardhja e trajnerit Ernesto Valverde, është një fakt. Skuadra katalanase ka treguar simptoma të forcës në pjesën e parë të sezonit në prapavijë. Kjo është diçka që fillon të pasqyrohet edhe në statistika, gjithmonë si tregues për mënyrën se si po bëhen gjërat.

Shifrat tregojnë se Barcelona është skuadra që ka pësuar më pak gola gjatë gjithë fazës grupore të Ligës së Kampionëve, vetëm dy gola, përpara Manchester United dhe Manchester City, të cilët kanë pësuar nga tre gola.

Duke marrë parasysh se në të njëjtin grup, Barcelona ka pasur si rival Juventusin, dhe se bardhezinjtë nuk ka qenë në gjendje t’u shënojnë katalanasve në të dyja ndeshjet e luajtur, mbrojtja ka meritën e saj të padiskutueshme.

Shumica e meritave të këtyre shifrave të mira në Europë duhet të shkojnë te mbrojtja e qendrës, e formuar nga Piqué dhe Umtiti. Edhe ndërhyrjet vendimtare të Ter Stegen kanë nënshkruar praktikisht të gjitha duelet e azulgranave.

Dje nuk ishte portieri gjerman, as gjysma e boshtit të pasëm të Barcelonës, por skuadra e Valverde e ruajti sigurinë e saj prapa. Cillessen tregoi se është në gjendje të japë një performancë të mirë nëse Valverde i drejtohet atij.

Në fakt, ai nënshkroi pritjen më të mirë të natës, kur shpëtoi një gjuajtje nga Bas Dost. Sa për qendrën e mbrojtjes, Vermaelen përmbushi rolin e tij si shoqërues i Gerard Pique.