Ferrari Roma. Ky është emri i modelit të pestë që marka e famshme italiane ka prezantuar në këtë vit intensiv 2019, pas F8 Tributo, F8 Spider, SF90 Stradale dhe 812 GTS.
Makina e re ka marrë emrin e Qytetit të Përjetshëm në një homazh për jetën e bukur dhe esencën e kulturës italiane.
“Xhevahiri” i ri ka vetëm dy vende, është 4,65 metra i gjatë, 1,97 i gjerë dhe 1,30 i lartë, ndërkohë që peshon 1472 kg.
Motori V8 turbo është i vendosur përpara dhe ka 620 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale e Ferrari Roma është 320 km/h dhe nga 0 në 100 km/h arrin për 3,4 sekonda. Kambioja është automatike.