Ferrari ka zyrtarizuar pilotin e ri të saj, që nga viti i ardhshëm do të zëvendësojë gjermanin Sebastian Vettel. Bëhet fjalë për spanjollin e McLaren, Carlos Sainz.
25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me skuadrën italiane, që është më e suksesshmja në historinë e F1.
Carlos Sainz ka qenë pilot i Toro Rosso, Renault dhe McLaren gjatë karrierës së tij, ku numëron mbi 100 gara në F1.
Lamtumira e Sebastian Vettel ka vënë në lëvizje merkaton e pilotëve, pasi edhe Daniel Ricciardo konfirmoi largimin nga Renault për t’iu bashkuar McLaren-it, ndërsa Renault tashmë ka një vend të lirë.