Kryesore Filip Çakuli tregon si u tall me Berishën: Qytetari dixhital jam unë

Filip Çakuli tregon si u tall me Berishën: Qytetari dixhital jam unë

“Drejtoresha e shkollës së mesme të Fushë-Krujës u filmua nga Fiks Fare duke marrë 300 euro, por ‘Fiks’-i nuk e nxori filmimin kundrejt një ‘gjobe’ prej 10 mijë eurosh, që i pagoi drejtoresha!”

Kështu akuzoi dy ditë më parë Sali Berisha në një status në faqen e tij të “Facebook”-ut, ku akuzonte hapur emisionin investigativ për gjobëvënie.

Por drejtori i emisionit, Filip Çakuli shpreh habi se si lideri politik i së djathtës merr të mirëqena “letrat anonime”, siç i quan ai denoncimet e “qytetarit dixhital”.

Duke folur për “GSH”, ai tha se “si mund të merret e mirëqenë ç’do idiotësi dhe çdo paranojë e Sali Berishës?

Dërgon një letër anonime dikush dhe kjo letër anonime quhet e mirëqenë dhe e shpall ai.

Si mund të shpallet? Mund të quhet e mirëqenë një letër anonime?

Nuk është hera e parë që ai dështon.

Këtë mesazh ia bëri ‘Fiks’-i vetë.

U ulëm vetë ne dhe e bëmë një mesazh, ia bëmë që ‘Fiks’-i merr kështu dhe kaq.

Ne nuk duam të hakmerremi me këtë punë, sepse ajo ngjarje nuk ka ndodhur fare. Mund ta verifikoni nëpër shkolla. Nuk është mesazhi i parë që i kemi bërë”, tha Filip Çakuli.