Bota Shtypi serb: Zaevi, shqiptari më i keq

Shtypi serb: Zaevi, shqiptari më i keq

E përditshmja serbe ‘Informer’ e ka quajtur ‘thikë pas shpine’ kërkesën që Maqedonia ta shpallë fajtore Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve. “Zoran Zaev, shqiptari më i keq”, është titulli që tabloidi serb vë në qendër të ballinës në numrin e sotëm.

Sipas kësaj të përditshmeje, kreu i LSDM-së me qëllim të formimit të Qeverisë së re në Shkup, është pajtuar bashkë me shqiptarët që të padisin Serbinë për gjenocid.

Tutje në artikull, ‘Informer’ propozon që Serbia të tërheq njohjen e Maqedonisë.