Extra “Filloi…”/ Luizi dhe Olta krah njëri-tjetrit me skenarin e filmit

“Filloi…”/ Luizi dhe Olta krah njëri-tjetrit me skenarin e filmit

Fituesi i ‘Big Brother VIP 2’ Luiz Ejlli vijon të mbetet ende një nga personat me më shumë shikueshmëri në rrjetet sociale e padyshim më i dashuri nga publiku.

Në vazhdën e projekteve muzikore dhe koncerteve brenda dhe jashtë Shqipërisë, Luizi së bashku me disa prej banorëve të ‘Big Brother VIP 2’ është përfolur se do të kenë një projekt tjetër gjigand.

Bëhet fjalë për një film.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram Luizi ka postuar një foto me Oltën.

Të dy shihen me fleta skenari në duar, ndërkohë që këngëtari ka shkruar thjesht: Filloi!

Në film që pëflitet se do të xhirohet në Korçë, Luizi dhe Olta do të jenë burrë e grua dhe sigurisht protagonistët kryesorë.