Aktualitet Humb jetën turistja gjermane në kanionin e Langaricës në Përmet

Humb jetën turistja gjermane në kanionin e Langaricës në Përmet

Turistja gjermane 66-vjeçare me iniciale A. S., ka humbur jetën në kanionin e Langaricës në Përmet.

Policia njofton se rreth orës 18:25, turistja gjermane së bashku me bashkëshortin e saj gjerman me iniciale F. W., 72 vjeç kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës, Përmet.

Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, 66-vjeçaren e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg.

Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të turistes gjermane.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.