Prestigjiozja amerikane The New York Times ka publikuar së fundmi listën me filmat me të mirë të vitit 2019. Me siguri në listën me 10 filma është ndoshta edhe filmi i preferuar i juaji, nëse jo hidhini një sy listës për të zgjedhur filmin e ri që do të shihni me shoqërinë ose të dashurin tuaj në fundjavë.
1- Honeyland (Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov)
I ideuar si një video informative e porositur nga qeveria, ky dokumentar është as më pak e as më shumë se një alegori komike për problemin e vjetër sa vetë bota: fqinjët e pasjellshëm.
2- The Souvenir (Joanna Hogg)
Honor Swinton Byrne luan një version të regjisores kur ishte e re në një film autobiografik që gjithashtu mund të interpretohet si historia e origjinës së një superheroi.
3- The Irishman (Martin Scorsese)
Çfarë është kinematografia? Nëse keni tre orë e gjysmë kohë, përgjigjen e gjeni këtu.
4- Parasite (Bong Joon Ho)
Një film që do t’ju bëjë të ndiheni keq për gjendjen në të cilën ndodhet bota dhe mirë për gjendjen në të cilën ndodhet kinematografia.
5- Little Women (Greta Gerwig)
Gëzimet dhe hidhërimet e një familjeje kreative në Massachusetts, përgjatë shekullit të 19.
6- Once Upon a Time… in Hollywood (Quentin Tarantino)
Një tjetër përgjigje e pyetjes “çfarë quhet kinematografia) me bonus sytë e Brad Pitt dhe Leo Di Caprio dhe këmbët e Margot Robbie.
7- Marriage Story (Noah Baumbach)
Gëzimet dhe hidhërimet e një familjeje kreative në New York dhe Los Angeles, përgjatë shekullit të 21.
8- The Edge of Democracy (Petra Costa)
Ky dokumentar shqetësues shpalos ngjarjet që i paraprinë zgjedhjes së populistit Jair Bolsonaro-s si president i Brazilit dhe është filmi më i frikshëm i vitit.
9- Peterloo (Mike Leigh)
Politika britanike në 1819-ën, plot pasion dhe madhështi, mosbesim dhe fraksionizim. Duket sikur ka kaluar shumë pak kohë që nga ato ditë.
10- Atlantics (Mati Diop)
Një dramë e paparashikueshme mbinatyrore, e rrënjosur në komentin e shoqërisë të botës reale.
Dhe disa filma bonus….
“American Factory,” “Ash Is Purest White” “Birds of Passage,” “Booksmart,” “The Chambermaid,” “An Elephant Standing Still,” “Ford v Ferrari,” “I Do Not Care if We Go Down in History as Barbarians,” “Gloria Bell,” “Her Smell,” “High-Flying Bird,” “The Nightingale,” “Pain and Glory,” “Richard Jewell,” “Transit,” “Us.”