Ata përjetojnë dimra të ashpër dhe me orë të pakta me diell, shpesh mund të etiketoheshin si të rezervuar, të mbyllur në vetvete dhe vetëvrarës.
Finlandezët, ndërkohë u renditën nga OKB-ja për të dytin vit radhazi populli më i lumtur në botë.
Në 1990, Finlanda regjistrohej e dyta për numrin më të lartë të vetëvrasjeve në botë, pas Hungarisë, sipas statistikave ndërkombëtare.
Jashtë vendit, Finlanda konsiderohet me raste si imazh i një shteti të trishtuar dhe që nxit vetëvrasjet, por shkalla e vetëvrasjeve është përgjysmuar në sajë të një fushate të shëndetit publik në përmirësimin e kurimit dhe mbështetjen ndaj persona në rrezik.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rendit Finlandën në vendin e 22 të shteteve me nivelin më të lartë të vetëvrasjeve, pas SHBA-së (19) dhe përpara Francës (27), por vetëm gjashtëdhjetë shtete paraqitën të dhëna të besueshme. Eurostat e rendit atë në mesataren europiane.
Disa hulumtues në fushën e shëndetit mendor paralajmëruan se nuk ekzistonte aspak ndonjë lidhje mes problemit dhe faktorëve të tillë si klima dhe ekspozimi i dritës.
”Nëse ndihesh në një fazë depresioni kudo në çdo shtet të botës, je i ekspozuar nga i njëjti rrezik për të bërë vetëvrasje’’, sqaron për median pedagogu Timo Partonen.
Sot nga ana sociale është më e pranueshme për finlandezët, kryesisht për meshkujt për të folur për problemet e tyre.
Tani është më e lehtë për të folur nëse ndihesh për shembull në një fazë depresioni, është gjithashtu më e lehtë për t’u kuruar dhe të marrësh trajtimin e duhur./AFP/ATSh