Kombëtarja e Finlandës do të jetë surpriza e Kampionatit Europian verën e vitit të ardhshëm, pasi siguroi një biletë mbrëmjen e kësaj të premteje, duke zyrtarizuar edhe matematikisht kualifikimin e me fitoren e pastër 3-0 ndaj Lihtenshtejnit.
Kjo kombëtare ka një hero dhe ai është Teeamu Puki, i cili e ka udhëhequr kombin e tij në këto kualifikuese, duke realizuar 9 gola nga 15 në total që ka shënuar ekipi.
Finlanda është tashmë e dyta në grupin që udhëhiqet nga Italia, ndërsa ka lënë në vendin e tretë Greqinë dhe Bosnjën që rezultoi një zhgënjim.