Çdo mëngjes, lumenj njerëzish udhëtojnë kudo drejt vendeve të punës për t’u kthyer më pas në shtëpi në fund të ditës. Mundësia për të bërë gjëra ndryshe është një ëndërr e pakapshme për shumë njerëz. Por në Finlandë, është realitet.
Vendi ka qenë në pararojë të punës fleksibël për vite me rradhë. Që nga mesi i viteve ’90, Akti i Kohës së Punës u ka lejuar finlandezëve të rregullojnë ditën e tyre të punës duke filluar ose mbaruar tre orë më parë ose më vonë.
Fleksibiliteti është bërë pjesë e kulturës. Sipas një studimi global të vitit 2011, nëntë nga 10 ndërmarrjet finlandeze ofrojnë mundësi fleksibël pune për punëtorët e tyre, raporton Indikator.ba.
Legjislacioni i ri, i cili do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2020, do ta bëjë javën mesatare të punës 40-orëshe edhe më fleksibël.
Punonjësit do të jenë në gjendje të vendosin të paktën gjysmën e punës së tyre kur dhe ku do të punojnë. Përveç rregullimit të punës së tyre në përkujdesjen ndaj fëmijëve ose ushtrimin e angazhimeve, shumica e punëtorëve me kohë të plotë do të jenë në gjendje të grumbullojnë ditë pushimi dhe t’i përdorin ato për pushime të zgjatura.
Udhëtimet ditore në qytet mund të bëhen të panevojshme pasi rregullat e reja bëjnë të mundur funksionimin në distancë.