Në vitet 1990, ekonomisti rumuno-australian Stefan Mandel dhe ekipi i tij i vogël u bënë pjesë e lotarive dhe fituan vazhdimisht. Natyrisht kjo gjë nuk u arrit duke pasur një grup numrash vërtet me fat. Mandel kishte një sistem, të cilin e përdori fillimisht për të fituar një lotari në Rumani.
Më pas i përdori paratë për të korruptuar zyrtarët dhe për t’u udhëtuar fillimisht në Evropë, pastaj në Australi. Shanset që të fitoni në një lotari janë zakonisht shumë të vogla. Për shembull, mundësia që të fitoni jackpotin e EuroMillions me vetëm 1 biletë të blerë është 1 në 139.838.160.
Edhe nëse mendoni se do të dyfishoni shanset tuaja duke blerë një biletë tjetër, prapë do të kishit vetëm një shans prej 2 në 139.838.160. Megjithatë duke supozuar se mund të blini më shumë nga ato kombinime, do të arrini përfundimisht në një pikë ku shanset do të jenë 139.838.160 në 139.838.160.
Por ne vend të një problemi matematikor, jeni përballë një problemi të natyrës logjistike:të blini 139.838.160 bileta, por pa e fituar xhekpotin. Mandel vuri re se në disa lotari çmimi i madh ishte më shumë se 3-fishi i kostos së blerjes së çdo kombinimi të mundshëm.
Duke supozuar se mund të blesh çdo lloj kombinimi numrash, do të jetë thuajse i garantuar një kthim në investimin tuaj (duke supozuar se disa lojtarë të rregullt nuk fitojnë me të njëjtat numra). Mandel vendosi që ta bënte këtë.
Edhe pse jo kundër rregullave zyrtare, një akt i tillë nuk ishte saktësisht në frymën e lojës. Problemet, edhe pse jo më matematikore, nuk ishin ende të vogla. Ai fillimisht duhej të bindte mjaftueshëm investitorë për të hyrë në skemë, gjë që e arriti gjatë disa viteve.
Më pas, iu desh të gjente një mënyrë për të blerë çdo kombinim të mundshëm në cilëndo lotari që do të merrnin pjesë. Duke marrë parasysh se ata mund të hynin në miliona kombinime të ndryshme, kjo kërkonte që ai të krijonte algoritme për të gjeneruar dhe më pas të printonte biletat (gjë të cilën disa lotari e lejuan në atë kohë).
Me një pirg biletash të printuara, u shfaq problemi i pritjes për fitimin e një çmimi të parë mjaftueshëm të madh, teksa një ekip i caktuar do t’i blinte biletat e caktuara në dyqane. Por edhe në këtë rast, duke pasur parasysh pjesën më të madhe të biletave të përfshira, gjërat nuk shkuan gjithmonë pa probleme, siç ishte rasti në Virxhinia.
Pasi fitoi në lotari të shumta më të vogla në Australi, Mandel vuri re lotaritë në SHBA, kishin xhekpot me shuma tepër më të larta se sa do të kushtonte blerja e çdo lloj kombinimi. Me interes të veçantë ishte lotaria e re e Virxhinias, e cila përdorte vetëm numrat 1 deri në 44 në shortet e saj.
Kjo do të thoshte se kishte 7.059.052 kombinime të mundshme, shumë më pak sesa zakonisht, që janë 25 milionë ose më shumë. Kur çmimi i parë ishte shumë i lartë – 15.5 milionë dollarë – ai e urdhëronte ekipin e tij në terren që të blinte bileta me shumicë. Natyrisht, Mandel e kishte rregulluar paraprakisht blerjen e pazakontë, në vend që t’i linte që të blinin një pirg prej dhjetëra mijëra biletash. Megjithatë, disa prej bashkëpunëtorëve u tërhoqën nga marrëveshja, duke lënë të pa blera kombinimet e biletave.
Pas 2 ditësh, skuadra e Mandel kishte blerë 6.4 milionë nga 7 milionë kombinimet e mundshme të nevojshme për të garantuar një fitore. Megjithëse të tensionuar, ata e kishin biletën fituese në grumbullin e tyre të madh të biletave.
Megjithëse ai u hetua nga FBI dhe CIA, nuk u gjet fajtor për asgjë shkelje. Në total, Mandel fitoi 14 lotari të ndryshme, duke grumbulluar miliona dollarë për veten dhe investitorët e tij, përpara se të tërhiqej në një shtëpi luksoze në ishujt tropikalë Vanuatu./bota.al