Aktualitet Fitoi pafajësinë pas 5 muajsh burg të padrejtë, i riu humb jetën...

Fitoi pafajësinë pas 5 muajsh burg të padrejtë, i riu humb jetën nga tërmeti

Një nga viktimat e tërmetit të sotëm që pati pasoja edhe në jetë njerëzish, është Kristian Preçi, banor i Thumanes.

Lajmin e hidhur e ka dhënë në Facebook avokati Kondi Ilia dhe gazetarja Ariana Loce.

“Sot humbi jetën nga tërmeti Kristian Preçi, banor i Thumanës, klienti im qe fitoi pafajësinë pas 5 muajsh burgim të padrejtë. Ngushëllime familjareve, qofte i parajses. Jam pa fjale…Kristiani ishte një djalë i mrekullueshëm. Iku shpejt…😢”, shkruan ai.

“Qofsh nje engjell ne parajse o Kristian Preci😥😥😥. Me shpirt lutem sot per ty.🙏🙏 Ka humbur jeten nga termeti ne Thumane djaloshi i pafajshem qe u lirua nga burgu pas ndihmes qe kerkoi ne Boom.😥😥😥😥😥😥”, shkruan gazetarja Loce.