Greta Thunberg ka dhuruar 1 milion euro për projektet dhe organizatat që punojnë për t’i dhënë fund krizës klimatike.
17-vjeçarja mori çmimin e parë portugez “Gulbenkian për Njerëzimin”. Thunberg deklaroi se shuma e përftuar nga ky çmim do të ndahej midis grupeve të ndryshme, me theks të veçantë për projektet që mbështesin popujt e hemisferës së jugut.
“Jam e nderuar dhe shumë mirënjohëse”, tha Thunberg, “ky çmim është shumë domethënës për mua dhe shpresoj se do më ndihmoj për të bërë gjëra të mira në botë”.
“Paratë e përftuara nga ky çmim janë shumë më shumë se ç‘mund ta imagjinoj, ndaj të gjitha do të dhurohen përmes fondacionit tim tek organizata dhe projekte të ndryshme që punojnë për të ndihmuar popujt që janë në frontin e krizës klimatike dhe ekologjike, veçanërisht në hemisferën jugore”.
Organizata e parë që do të marrë fonde nga Thunberg do të jetë SOS Amazonia, një fushatë e cila po ndihmon të luftojë COVID-19 në Amazonat, veçanërisht në mesin e fiseve aborigjene.
Ky është çmimi më i madh që ka fituar Thunberg deri më sot, pasi ka fituar dhe dy nominime për çmimin Nobel dhe pas doli në kopertinën e Time Magazine si “Personazhi i Vitit 2019”.