Vrasësi shqiptar Saliman Barçi, 41 vjeç, ka fituar një betejë me drejtësinë në Mbretërinë e Bashkuar në minutat e fundit. Gjykata ka vendosur të mos e ekstradojnë. Gjatë seancës së fundit, vrasësi me një këmbë ka thënë se nëse do të ekstradohej në Shqipëri i rrezikohej jeta nga gjakmarrja, po ashtu në burgjet shqiptare nuk ka kujdes shëndetësor.
I dënuari me 25 vite burg për dy vrasje do t’i kushtojnë taksapaguesve britanike 100.000 paund.
Barçi, i cili ka humbur një këmbë në një aksident me motoçikletë akuzohet për dy vrasje të tmerrshme. Ai ka marrë letrat ndërsa jeton prej 14 vitesh në këtë vend si azilkërkues kosovar.
Gjykatësi vendosi se ekstradimi i tij në Shqipëri bie ndesh me disa nene të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: E drejta për jetë, ndalimin e torturës dhe gjykim të drejtë.
Megjithatë, Daniel Sternberg, në emër të Republikës së Shqipërisë, ka kontestuar ankesën e Barçit, duke thënë se rigjykimi i tij do të zhvillohet në gjykatën e Apelit dhe jo nga gjyqtarët të cilët fillimisht kanë ndjekur rastin.