Kryesore Fjalët e para të Ramës pas operacionit: Ju falënderoj për përkujdesjen

Fjalët e para të Ramës pas operacionit: Ju falënderoj për përkujdesjen

Kryeministri Edi Rama ka reagua në rrjetet sociale në lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale që iu nënshtrua një dite më parë në ambientet e QSUT për heqjen e një apendiciti.

Kreu i qeverisë falënderoi të gjithë stafin mjekësor që i shërbeu me përkushtim si dhe këto që ishte interesuar për shëndetin e tij.

Pasi doli nga spitali, Rama konfirmon se do të qëndrojë në shtëpi disa ditë për të vijuar protokollin e rikuperimit.

“Një falënderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.

Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falënderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.

Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.

Ju dua shumë, Edi”, shkruan kryeministri.