“Qëndro në shtëpi. Shpëto jetë”. Këto janë fjalët e Britanisë pandemike nën udhëheqjen e Boris Johnson, të cilat tingëllojnë të njohur a për Zelandën e Re që tashmë po shijon “verën e pandalshme”.
Slogani i Johnson-it me tre pjesë thuhet se rrjedh nga një sugjerim nga Ben Guerin, që këshilloi për strategjinë e mediave sociale të Konservatorëve. Vëmendja e tij ishte tërhequr nga një frazë që ishte gjithnjë e më e përhapur në mesazhet e kryeministres Jacinda Ardern: “Qëndro në shtëpi, shpëto jetë”.
Tani, një vit nga regjistrimi i rastit të saj të parë të koronavirusit, Zelanda e Re ka çrrënjosur kryesisht transmetimin në komunitet. Anglia mbetet në bllokim dhe bën thirrje për të qëndruar në shtëpi, duke vendosur kështu edhe kufizime shumë të ashpra.
Numri i të vdekurve të të dy vendeve është përkatësisht 26, dhe më shumë se 100,000.
Disa i kanë rezistuar krahasimeve globale me suksesin pandemik të Zelandës së Re, duke thënë se nuk mund të kopjohej në një vend me dendësi më të lartë të popullsie. Sigurisht, Zelanda e Re ka pasur disa përparësi, por një gur themeli i përgjigjes ndaj Covid nuk ishte aspak specifik për gjeografinë e saj: “strategjia e saj e komunikimit”, shkruan The Guardian.
Informimi mund të duket një front sipërfaqësor me të cilin vlerësohet një përgjigje pandemike, por çfarëdo kursi që një qeveri zgjedh të marrë kundër virusit, qoftë ai eliminimi, kontrolli apo imuniteti i tufës, është efektiv vetëm për aq sa njerëzit e kuptojnë atë.
Në rastin e Zelandës së Re, lufta kundër Covid-19 ishte në një pjesë të madhe një fushatë komunikimi dhe atje suksesi i saj ishte shumë i replikueshëm.
“Ne e dinim që në fillim që mënyra jonë po i bënte njerëzit të bënin gjënë e duhur”, thotë John Walsh, nëpunësi i lartë publik. “Një mënyrë për ta bërë këtë është të komunikosh mirë. Ne donim diçka shumë njerëzore”, shton ai.
Zelanda e Re vlerëson lirinë dhe mund të jetë “mjaft individualiste”, thotë Walsh.
Me një buxhet prej 25 milion $ ai ngarkoi agjencinë e reklamave Clemenger BBDO Wellington që të dilte me një fushatë informimi publik që duhej të arrinte tek secili nga banorët e Zelandës së Re.
Dhe ajo që e bëri fushatën Covid-19 të ndryshme ishte shpejtësia e dorëzimit të informacionit brenda një jave nga konferenca e parë, më 12 Mars dhe parametrat e pasigurt.