Bota Fjalimi i rrallë i Mbretëreshës Elizabet mbi vaksinimin: Mendoni për të tjerët

Fjalimi i rrallë i Mbretëreshës Elizabet mbi vaksinimin: Mendoni për të tjerët

Mbretëresha e Anglisë Elizabet ka mbajtur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj koronavirusit, duke sugjeruar se është egoizëm të mos marrësh vaksinën. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me katër oficerë të lartë përgjegjës që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid 19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsi dhe Irlandën e Veriut.

Mbretëresha inkurajoi ata që e kanë të vështirë të marrin vaksinën që të mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. Monarkja 94-vjeçare u shpreh se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Është jashtëzakonisht e pazakontë për mbretëreshën Elizabet të mbajë një qëndrim kaq të fortë publik mbi çështjet e diskutueshme dhe vërejtjet e saj do të shihen si një fitore për përpjekjet për të rritur besimin. Zyrtarët e lartë shtetëror vlerësojnë se rreth 15 përqind e popullsisë nuk do pranojnë ofertën e një vaksine, me skepticizmin më të lartë midis të rinjve dhe grupeve etnike të pakicave.