Superliga i drejtohet ndeshjeve të fundit të javës së tretë të saj, ditën e diel, ku do të zhvillohen 3 përballje.
Partizani kampion do të presë në shtëpi këtë herë Flamurtarin. Në dy javët e para të kuqtë kanë hasur jo pak probleme në lojën e tyre duke regjistruar një humbje dhe një fitore.
Ndërkohë Flamurtari është një ndër skuadrat me probleme në këtë prag kampionati, ku në dy javët e para ka regjistruar dy humbje dhe tashmë përballja me Partizanin nuk është aspak në favorin e tyre.
Një ndër skuadrat e përfolura si problematike në këtë fillimsezoni por që ka surprizuar për mirë është Skëndërbeu i Ilir Dajës, me dy fitore në dy ndeshje. Këtë javë ata do të presin në fushën e tyre Bylisin, i cili ka vetëm një pikë deri më tani.
Kjo do të jetë java e fundit e Superligës përpara pushimit që do të vijë për shkak të ndeshjeve të përfaqësueses kuqezi.