Autoritetet shqiptare po verifikojnë djegien e makinës së marrë me qira, brenda të cilët ishin futur disa eshtra njerëzore, që dyshohet se janë marrë nga një varrezë në këtë zonë. Një tjetër akuzë është dhe kalimi i paligjshëm i kufirit për shkak se ai u largua ilegalisht nga Hani i Hotit për në Mal të Zi dhe më pas në Itali. Prokuroria e Pukës është ende në fazën e mbledhjes së provave ndërsa po presin edhe përgjigjet e italianit. Prokurorët shqiptarë janë duke kryer verifikime dhe për zbulimin e personave të tjerë që e kanë ndihmuar Pecorellin për planin e tij.
Mediat italiane raportojnë se gjasat janë që Pecorelli të ketë vënë në zbatim skenarin e zhdukjes për shkak të problemeve ekonomike. Kompania e tij e produkteve kozmetike u mbyll për shkak të pandemisë dhe italiani u tha miqve të tij se do të zhvendosej në Shqipëri me qëllim gjetjen e një tregu të ri.