Pas kërkesës së prokurorisë për arrest me burg për mjekun kardiolog Evin Prifti, ky i fundit ka deklaruar para gjykatës se nuk ka fshehur asnjë gjë, pasi ka punuar në Itali dhe të ardhurat e tij kanë qenë shumë të mira. Ai thotë se 220 mijë eurot janë të fituara nga çmimet ndërkombëtare
“Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe La Sapienza, diplomim si specialist në kardiokirurgji. Punova në San Camilo dhe doktoraturë La Sapienza. Kam pasur te ardhura shumë të mira në Itali. 220 mijë eurot janë të fituara nga çmimet ndërkombëtare”.
Ai tha se kur është rikthyer në 2006 në Shqipëri ka rikthyer besimin te shëndetësia, duke bërë që shqiptarët të operohen në kryeqytet. Mjeku thekson se është denoncuesi i parë i koronavirusit dhe shprehet se do të thotë gjithmonë të vërtetën.
“Jam kthyer në 2006, njerëzit operoheshin jashtë. Unë ngrita besimin, duke drejtuar kardiokirurgjinë dhe shqiptaret operohen në Tiranë. Jam denoncuesi i parë i Covidit. Gjithmonë do të them të vërtetën. S’kam fshehur asnjë gjë. Punoj privat dhe shtet. U befasova nga prokuroria që kërkoi burg. Kam operuar mijëra shqiptarë”.