Aktualitet Prangosen dy persona në Korçë, në kërkim për organizatë kriminale dhe mashtrim

Prangosen dy persona në Korçë, në kërkim për organizatë kriminale dhe mashtrim

Dy persona me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e mashtrimit dhe organizatës kriminale kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës.

Sipas Policisë në pranga ka rënë një 62-vjeçar me iniciale N. M., pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se një herë e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 8 muaj burg.

Po kështu në pranga ka rënë edhe 57-vjeçari me iniciale A. J., nga Korça pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për mashtrim.