Aktualitet Flet nipi i Klement Balilit: U vetëdorëzua, si negociova me drejtorin e...

Flet nipi i Klement Balilit: U vetëdorëzua, si negociova me drejtorin e policisë

Në një  intervistë ekskluzive për Ora News, nipi i Klement Balilit, Rigels Balili tregon pse u vetëdorëzua

“Negociatat kanë nisur që në momentin kur na njoftuan se është plotësuar dosja dhe është gati për tu dorëzuar në gjyq. Sot bëmë të mundur dorëzimin në drejtorinë e Policisë. Nuk është arrestuar është vetëdorëzuar kam shkuar unë në zyrën e drejtorit të policisë dhe kam bërë negociatën”

Rigels Balili është kryetari i bashkisë së Delvinës, njëherësh nipi i Klement Balilit.

Intervista telefonike u dha për gazetarin e Ora News, Leftion Peristeri.

Zoti Balili, ju keni qenë pjesë e negociatave mes policisë dhe Klement Balilit për dorëzimin e tij?

Po!

Kur kanë filluar negociata?

Që në momentin që na kanë njoftuar avokatët që është plotësuar dosja dhe është gati për tu çuar në gjyq. Në momentin që dosja do të shkonte në gjyq ai ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë. Siç na kanë njoftuar, sot kemi bërë të mundur vetëdorëzimin në polici.

Ku ka qëndruar zoti Balili gjatë kësaj kohe që ka qenë në kërkim?

Nuk pata kohë ta pyesja se ku kishte qëndruar, sepse shumë pak qëndrova, vetëm sa e mora dhe dorëzova tek drejtori i policisë?

Ka një paqartësi, është vetëdorëzuar apo arrestuar?

Nuk është arrestuar, është vetëdorëzuar. Kam procesverbalin në dorë qe është vetëdorezuar, kam shkuar unë tek zyra e drejtorit, kam bërë negociatën dhe ka ardhur drejtori e ka marrë në zonën e Delvinës.

A ka qenë e vështirë kjo negociatë dhe çfarë e kë bindur atë të dorëzohej?

Aspak nuk ka qenë e vështirë. Nuk ka qenë e vështirë, në momentin që dosja do të shkonte në gjyq, nuk do ti fshihej drejtësisë.

Për çfarë është rënë dakord?

Kushti i vetëm  ka qenë që të vetëdorëzohej

Do të kërkojë gjykim të shkurtuar?

Është pyetje që i takon atij jo mua?

Keni kërkuar garanci për jetën e tij dhe mos ekstradimin në Greqi?

Nuk i trembet drejtësisë sepse e deklaron veten të pafajshme. Është vetëdorëzuar, nuk është arrestuar. E kishte thene që në momentin qe dosja do shkonte ne gjyq do te vetëdorëzohej. Nuk mund të rrinte tre vjet në paraburgim derisa dosja të shkonte në gjyq.

Si është bërë komunikimi me të?

Nëpërmjet avokatit është komunikuar dhe avokati ka bërë negocimin me drejtorin e policisë.

Kanë pasur avokatet komunikim me Balilin?

Besoj se po

Ka qenë Ardi Veliu në momentin e vetëdorëzimit në polici?

Po, ka qenë vetë drejtori i Policisë së Shtetit.

Keni një mesazh për autoritetet?

Drejtësia mos marrë për bazë mediat, pasi mediat i kanë vënë një titull “Eskobar”, edhe ju jeni koshientë që nuk e meriton.

Kush janë qëndrimet e Balilit për akuzat?

Nuk më interesojnë, i takojnë të pandehurit.

Balili do thotë që është i pafajshëm?

Sipas tij, po

Duke u përfshirë në negociata, mendoni se i keni bërë një shërbim drejtësisë?

Normalisht, tani që dosja është para gjykatës nuk ka pse të fshihet. Nëse është i pafajshëm të marrë pafajësinë, nëse është i fajshëm të dënohet në bazë të fakteve jo në bazë të gojëdhënave, se dëgjova, prapë politika u përfshi.

A mendoni se ka një kosto politike për ju, pasi thoni që është vetëdorëzuar, ndërsa policia thotë është arrestuar?

Atë që pohova e them me përgjegjësi. Është vetë dorëzuar.