Kryesore Flet pacienti i prekur me koronavirus: Si u infektova, çfarë ndjeva ditën...

Flet pacienti i prekur me koronavirus: Si u infektova, çfarë ndjeva ditën e parë dhe në vazhdim

Marku 42 vjeçar ka arritur të sfidojë koronavirusin, duke deklaruar se po shkon drejt shërimit të plotë dhe se aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai thotë se beson se është infektuar gjatë një darke ku kanë qenë të pranishëm 10 persona dhe vetëm tre prej tyre janë prekur nga virusi.

Gjatë një interviste telefonike me “Open” në Top Channel, burri tregon edhe simptomat e virusit, duke e konsideruar si grip të zakonshëm.

Ai konsiderohet si rasti i parë në Shqipëri që po shërohet pasi analiza e parë ka dalë negative me virusin, ndërsa i duhet edhe një analizë tjetër për ta konfirmuar.

Ai bën apel që të mos ketë panik nga ana e qytetarëve.

Deklarata:

Marku: “Ditën e parë kisha vetëm djersë dhe asnjë lloj shqetësimi tjetër. Ditën e tretë filloi temperatura, 38.2 apo 38. 3. Ditën e pestë ka vazhduar mungesa e frymëmarrjes, por jo e papërmbajtshme. Pak e zorshme, por jo e pamundur. Jam ndihmuar nga mjekët me anë të telefonit ku kam folur me doktorët dhe urgjencën.

Jo se kam trajtime me antibiotik. Jam ushqyer si ditë të tjera. Kam pirë paracetomol kur kam pasur temperaturë. Kam pirë lëngje. Është çështje paniku më shumë, nuk është një gjë e pamenaxhueshme. Është pak më shumë se gripi normal. Jam në ditën e tetë. Javën tjetër bëhet tamponi i parë dhe kuptoj nëse kam koronavirus.

Besoj nga e hëna. Sot jam shumë mirë. Kam vetëm pak kollë. Është një kollë e thatë por jo e bezdisshme. Është një grip shumë i menaxhueshëm. Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar njerëzit.

As për frymëmarrjen, as për temperaturën e lartë. Familjarët e mi janë në karantinë por nuk janë të infektuar. Unë mund të dalë para të hënës me rezultat negativ ndaj koronavirusit.

Unë mendoj se e gjithë është vetëm paniku. Po qe se njerëzit do ta kuptojnë kalon shumë më lehtë. Një çikë frikë ishte në fillim. Nuk është se të bllokon menjëherë.

Ushqehu mirë, hap dritaret dhe dil në ballkon. Më ka ndihmuar familja.

Si je infektuar?

Marku: Kam qëndruar për darkë. Dorën ia kemi dhënë. Tavolina ka qenë e madhe. Nga 10 persona që ishin janë infektuar 3 vetë. Risku nuk është 100% që kush takohet mund ta marrë.