Ditët e fundit, shefi i specialistëve mjekësorë kinezë mbi COVID-19, profesori Zhang Wenhong pati një lidhje virtuale me studentët kinezë në Francë, për t’i dhënë disa këshilla mjekësore mbi parandalimin e përhapjes së COVID-19.
1- Kapërceni ankthin
Sipas profesorit Zhang Wenhong, problemi më i madh nuk është trajtim mjekësor pas prekjes nga COVID-19, por paniku, pasi shumë njerëz të paprekur nga ky virus jetojnë në ankth të vazhdueshëm.
“Mendoj që 80% e njerëzve nuk kanë nevojë për trajtimin në spital. Ata duhet të zbatojnë 3 masa: të kenë një humor të mirë, të flenë mirë dhe të hanë shëndetshëm”. tha specialisti Zhang Wenhong. Ai tha gjithashtu se personat nën moshën 60-vjeçare që preken nga COVID-19 kanë përqindje shumë të ulët të vdekshmërisë.
2- Evitoni prekjen me duar të butonit të ashensorit
Zhang Wenhong u shpreh se butonat e ashensorit janë ndër objektet më të rrezikshme për t’u prekur me koronavirus pasi ato preken nga shumë njerëz. Prandaj specialisti kinez na sugjeron t’i shtypim butonat e ashensorit me kartopecetë.
“Pasi të dilni nga shtëpia mos prekni në asnjë mënyrë hundën dhe gojën. Me t’u kthyer në shtëpi apo zyrë puna e parë që duhet të bëni është të lani mirë duart.”
3- Parandalimi nuk simbolizon izolimin e plotë
Zhang Wenhong theksoi se masat e parandalimit nga COVID-19 nuk simbolizojnë izolimin e plotë, por mund të dilni me arsye dhe të vetëmbroheni.
“Për shembull mund të dilni për të blerë ushqime apo produkte të tjera. Ose mund të bëni stërvitje në orët e para të mëngjesit kur nuk ka shumë njerëz”.
4- Distancimi social është masa më e efektshme mbrojtëse
Zhang Wenhong tha se në vende të ndryshme, strategjitë e parandalimit të COVID-19 janë të njëjta, me qëllim të ruajtjes së distancimit social. Shumica e rasteve të prekura nga COVID-19 vjen si pasojë e grumbullimeve të ndryshme. Profesori Zhang tha se pas shpërthimit të COVID-19, shumë të rinj vazhdojnë takimet shoqërore, bisedat dhe hanë së bashku me të tjerët jashtë shtëpisë. Por virusi COVID-19 transmetohet pikërisht përmes veprimtarive shoqërore.
5- Masat e vetëmbrojtjes gjatë udhëtimeve ajrore
Zhang Wenhong theksoi se gjatë udhëtimeve ajrore, qëndrojmë në një ambient të mbyllur për një kohë të gjatë, prandaj ekziston rreziku i prekjes nga koronavirusi. Për këtë është më mirë të vendosim maskën në avion dhe të mos e heqim gjatë gjithë udhëtimit. Nëse mundemi duhet të ulemi në vende të shpërndara duke mbajtur një distancë të caktuar nga udhëtarët e tjerë. Është mirë të evitohet ushqimi në avion pasi duhet të heqim maskën.
6- Opinionet e ndryshme për mbajtjen e maskës
Zhang Wenhong foli gjithashtu edhe për opinionet e ndryshme në vendet e ndryshme mbi mbajtjen e maskës. Në fillim ai theksoi ndryshimet e zakoneve dhe kulturave në vendeve të ndryshme. Në vendet e Azisë lindore, si Japoni etj, qytetarët vendosin maskë edhe në kohën e zakonshme, për shkak të parandalimit të alergjisë ose të gripit. Në rajonin e Hong-Kongut dhe në disa metropole aziatike, shumë banorë lokalë mbajnë maska në ditë të zakonshme për t’u mbrojtur nga gripi ose disa të tjerë mbajnë distancë nga të tjerët. Vendosja e maskës është një fenomen i zakonshëm në Azi. Por në Europë, shumë njerëz kanë kulturën e puthjeve dhe përqafimeve të ngrohta kur takohen dhe vendosja e maskës konsiderohet si e papërshtatshme, e ngjashme me veprimin e dhënies së dorës me dorashkë.
Së dyti, efikasiteti i vendosjes së maskës në parandalimin e COVID-19 varet nga ambientet e ndryshme. Në një ambient me shumë raste të prekur nga COVID-19, si në spital etj, mbajtja e maskës duhet patjetër pasi luan rol kryesor në parandalimin e përhapjes së virusit. Por në ambiente me rrezik të ulët të prekjes nga COVID-19, vendosja e maskës nuk ka efikasitet të lartë, prandaj nuk duhet t’i shpërdorojmë maskat, por t’ua lëmë atyre që kanë më shumë nevojë për to, si mjekët apo infermierët.
“Por nëse në një vend ekzistojnë shumë raste të prekura nga COVID-19, mbajtja e maskës do të pranohet nga të gjithë për frenimin e përhapjes së mëtejshme të këtij virusi”, theksoi Zhang Wenhong.
Marrë nga CRI