Horoskopi Flirtues, magjiplotë dhe individualistë, ja si dashuron femra dhe mashkulli i shenjës...

Flirtues, magjiplotë dhe individualistë, ja si dashuron femra dhe mashkulli i shenjës së Ujorit

Në dashuri, Ujorët e luajnë mirë lojën dhe janë flirtues.  Në përgjithësi nuk i jepen kollaj tjetrit, sepse janë gjykatës të mirë të natyrës njerëzore dhe mund të konsiderohen të ftohtë.

Por nuk gjejnë miqësinë apo dashurinë që është ndjenjë për ta, bëhen miq apo dashnor të pashoq dhe besnikë përjetë. Në se tradhëtohen, zemërimi i tyre është i tmerrshëm. Nëse zhgënjehen s’të falin. Por ja si dashurojnë FEMRA dhe MASHKULLI i kësaj shenje.

Femra e Ujorit në dashuri: Në dashuri femra e kësaj shenje mban qëndrim individualist dhe  priret të veprojë në mënyrë të pavendosur, duke u përpjekur të fshehë ndjenjat e veta, xhelozinë e thellë për mashkullin që do dhe nevojën e madhe që ka për dashuri dhe për vëmendjen e të tjerëve, gjë që bën pjesë në natyrën e saj. Një femër që do të dashurojë në mënyrë relativisht pasionante dhe që do të vlerësojë tek partneri ndoshta më shumë se çdo tjetër, dhuntitë intelektuale. Individualiste dhe në marëdhëniet e dashurisë, planifikuese, femra e Ujorit do të pretendojë që ta respektojnë karakterin dhe dëshirën e saj të veçantë për të jetuar nën moton e lirisë.

Mashkulli i Ujorit në dashuri:  Padyshim është një mashkull magjiplotë, që ka nevojë të jetë gati të justifikohet menjëherë kur gabon. Ndjenjën e detyrës nuk para e ka të fortë, ndërsa ajo për aventura dhe për shkeljen e normave, janë gjithnjë talente tek ai.

I dashur, i njerëzishëm kur është i dashuruar. Xheloz dhe kapriçioz! Ujori është një shok shumë i impenjuar, madje edhe në kuptimin intelektual, dhe mund të bëhet me të vërtetë i paharrueshëm, me gjithë kokëfortësinë dhe sedrën e sëmurë që e karakterizojnë atë dhe në marrëdhëniet sentimentale.