Flokët e dëborës zbulojnë sekretet e formimit të smaltit të dhëmbëve.
”Të njëjtat parime që shpjegojnë formimin e kristaleve të akullit janë bërë bazë për një model që simulon rritjen e smaltit në dhëmbët e njeriut, derrave dhe majmunëve dhe që mund të përdoret për të studiuar anomalitë dhe dallimet midis specieve”, shkruhet në revistën ”PLOS Computational Biology”, sipas kërkimeve të universiteteve finlandeze të Helsinkit dhe Aaltos.
Studimi ka përshtatur parimet që shpjegojnë formimin e kristaleve, të tilla si flokët e dëborës, për të treguar se si smalti i dhëmbëve shpërndahet në kurorë gjatë rritjes.
“Smalti nuk është aq intrigues sa flokët e dëborës, por është interesante të theksohet se të njëjtat parime fizike mund të shpjegojnë kompleksitetin në të dy sistemet”, thotë Teemu Häkkinen i Universitetit të Aaltos.
Meqë smalti nuk mund të riparohet apo ripërformohet, rritja e tij është një hap i rëndësishëm në formimin e dhëmbëve.
Simulimi tregoi se si është shpërndarë smalti në sipërfaqen e dhëmbëve, duke sugjeruar se forca gjatë procesit të shpërndarjes është një faktor kyç në përcaktimin e formimit të shëndetshëm dhe dallimin në mes të llojeve të ndryshme të gjitarëve.
Ndryshe nga njerëzit, për shembull, smalti e dhëmbëve të majmunëve është më i rrudhosur, sepse duhet të përballojë ushqime shumë të forta dhe fruta të papjekura.