Shumica e miliarderëve në botë jetojnë në Shtetet e Bashkuara, 607 sosh, me asete me vlerë 3,111 miliardë dollarë amerikanë, sipas revistës Forbes.
Më pas vjen Kina me 324 miliarderë, që posedojnëgjithsej 980 miliardë dollarë.
Në Evropë, miliarderët më të shumtë i ka Gjermania – 114, me një pasuri totale prej 500 miliardë dollarësh. Gjermania vjen gjithashtu dhe e treta në botë për këtë.
Renditja vijon me Rusinë, e cila ka 98 miliarderë me pasuri prej 421 miliardë dollarësh.
Britania ka 54 miliarderë me asete prej 182 miliardë dollarësh. Franca ka 41 miliarderë, por që pasuria e tyre është më e madhe, rreth 330 miliardë dollarë.
Italia ka 35 miliarderë, Zvicra dhe Suedia nga 33, Spanja 29.
Turqia ka 25 miliarderë. Norvegjia ka 15, Holandë dhe Danimarkq 10, Irlanda dhe Austria 9, dhe më pak vende të tjera evropiane.
India ka 106 miliarderë me 405 miliardë dollarë.
Në Amerikën e Jugut, Brazili ka miliarderët më të shumtë – 58.