Pas njoftimit jo formal të Kryeministrisë në lidhje me një takim të kryeministrit Edi Rama me presidentit amerikan Donald Trump dhe një letër-mesazhi formale të një kongresmeni nga Florida se ky takim ka ndodhur, në rrjete sociale ka nisur një debat i ashpër, si pasojë e denoncimit të faktit se ky takim nuk ka ndodhur, të paktën ashtu siç trumpetohet, nga ana mediave krah opozitës.
Këto të fundit, përfshirë dhe ndoca këshilltarë të Ilir Metës, kanë reaguar ashpër duke e quajtur Fake News njoftimin në lidhje me takimin Rama-Trump, që në fakt ngjan me të gjithë llojit e debateve për raste të ngjashme, sa herë flitet për takime të ndonjë politikani shqiptar me ndonjë lider botëror, gjegjësisht president amerikan; por kësaj radhe kjo është gjithsesi e përligjur, për shkak të qëndrimeve e deklaratave pa pikën e etikës politike të Ramës karshi Trump-it, pasi ky i fundit po bëhej gati për të garuar në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë.
Sipas tyre, takimi nuk ka ndodhur fare dhe kryeministria ka hapur lajm të rremë.
Ka shumë gjasa që sot të dalë ndonjë foto e shkrepur gjatë sallës së mbledhjeve të lidervë të NATO-s, përkatësisht nga fotografi i Shtëpisë së Bardhë, apo e ndonjë fotograf i protokollit të NATO-s, pasi gjatë samitit nuk lejohen mediat.
Është paksa e pabesueshme të mendohet se zyra e Ramës të ketë gënjyer për takimin me Trump apo kongresmeni Mett Ganz të ketë shkruar letrën pikërisht për të marrë meritat e këtij kontakti, pasi duket qartë se ka një lobim të kryeministrit për të arritur një kontakt politik me Presidentin e SHBA-së pas zgjedhjes së tij, aq më tepër kur kihet parasysh se që prej zgjedhjes së Trump-it qarqet e opozitës kanë bombarduar opinionin se presidenti i ri amerikan ka një qasje tjetër ndaj Ramës.
Por sipas të gjitha gjasave takimi duhet të ketë ndodhur në suazat e mbledhjes së mbyllur, siç edhe herët e tjera ka pasur shtrëngime duarsh mes presidentit amerikan dhe kryeministrit apo presidentit të Shqipërisë që ka qenë në samit.
Deri sa të presim njoftimin zyrtar të qeverisë shqiptare, mund të themi që në bazë të videove zyrtare të shpërndara nga televizioni i NATO-s, Edi Rama përveç ecjes së bashku me liderët e tjerë të aleancës ka pasur një afërsi mjaft “intime” me Presidentin e Turqisë Rexhep Tayiip Erdogan.
Në një video të “Washington Post”-it shfaqet kryeministri shqiptar përqafuar me presidentin turk, pikërisht në momentin e gjestit “anti-protokollar” kur Donald Trump shtyu kryeministrin e Malit të Zi, Dushan Markoviç.
Ndërsa Rama dhe Erdogan, me gjestin e tyre politik “krahëqafë”, kanë shprehur dhe njëherë mesazhin e relacioneve të ngushta ndërmjet Tiranës dhe Ankarasë.
Nga disa burime mësohet se për takimin Rama-Trump ka pasur edhe një lobim të rëndësishëm nga ana e Ankarasë zyrtare, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë Erdogan dhe Trump u takuan në Shtëpinë e Bardhë, ku biseda mes tyre u konsideruar tejet e suksesshme. Madje dhe ngërçi politik shqiptar morri fund fill pas takimit mes dy lidërve botërore, jo krejt pa lidhje mes njëri-tjetrit. /tesheshi.com/