Vetëm një ditë pas hapjes për këmbësorët, sheshi “Skënderbej” ka pasur edhe një vizitor special.
Ambasadori amerikan bashkë me djalin e tij kanë shëtitur në të gjithë hapësirën e sheshit.
Diplomati amerikan u ndal tek maketi ku është prezantuar projekti i sheshit “Skënderbej”, e më pas vizitoi pjesët e ndryshme të këtij sheshi, si lulishtet, shatërvanët, parkimi nëntokësor.
Ambasadori Lu duket se është i dashuruar me Tiranën, pasi ai është dhe një nga vizitorët më të shpeshtë edhe të Pazarit të Ri, i cili është transformuar në një nga hapësirat më të bukura dhe tërheqëse duke shërbyer edhe si një kartolinë për turistët e huaj.