Kishin paguar 700 euro për të kaluar për në Angli, “tokën e ëndrrave” për shumë shqiptarë, por për këta katër persona udhëtimi nuk shkoi siç ishte planifikuar. Policia në Kalais të Francës ka identifikuar katër shqiptarë që ishin fshehur brenda një kamioni.
Trafikantët i kishin fshehur klandestinët në disa kuti kartoni, por kur policia i hapi për kontroll gjeti aty shqiptarët.
Vladmir Tollumi, 39 vjeç, u arrestua nga autoritetet dhe akuzohet si personi që kishte organizuar kalimin e shqiptarëve për në tokën britanike.