Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i kanë lënë pas mëritë dhe akuzat e rënda gjatë fushatës elektorae.
Gjatë fushatës së qershorit, Basha e cilësonte LSI-në si”ShPK e Ilir Metës” apo “partia ndërmarrje”, që do të merrte fund më 21 qershor.
Nga ana tjetër, LSI-ja deklaronte se PD-ja kishte marrë fund dhe se Basha ishte thjesht një mashtrues.
Por tani këto akuza janë harruar.
PD dhe LSI kanë nisur tashmë flirtimin.
Fushata elektorale ka mbaruar.
Këtë e dëshmojnë edhe këto foto të shkrepura sot në Kuvend gjatë seancës plenare.
Siç shihet, Lulzim Basha takohet përzemërsisht me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi e më pas me kreun e grupit Petrit Vasili.