Kjo që shihni në foton më poshtë është ish-bashkëshortja e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Hamit Kosta, e cila e ka akuzuar atë për kanosje e kërcënime. Por Kosta nuk e ka pranuar akuzën e ngritur nga ish-bashkëjetuesja.
Kosta pritet të dalë para togave të zeza ku do të vlerësohet masa e sigurisë ndaj tij. Ai u arrestua dy ditë më parë, pasi u akuzua për veprat penale “kanosje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Burime nga Policia e Elbasanit bënë të ditur se ish-deputeti nuk e ka pranuar pretendimin e shtetases Elda Tabaku, 38 vjeçe. Pas një bashkëjetese rreth 10-vjeçare, ata i kanë dhënë fund marrëdhënies, por siç mësohet kanë një vajzë së bashku.