Qeveria shpalosi sot disa nga projektet e planit të rindërtimit, ku siç është theksuar nga kryeministri Edi Rama, lagjet e reja do jenë model i cilësisë së ndërtimit, si të banesave e si të ambienteve rreth e rrotull tyre.
Ministrja e Kulturës Eva Margariti, e përzgjedhur nga Rama si drejtuesja e re e procesit të planifikimit, tha se cilësia e tyre do jetë për të përballuar deri në 9 ballë lëkundje.
“Do të ketë shtim të shërbimeve të munguara. Do të ketë tre lloje banesash; banesa njëkatëshe, teknologji modulare, kopsht bujqësor, oborr dhe verandë. Elementët përbërës të shtëpive; bazamenti, struktura, muret dhe izolimi, çatia. I jemi bazuar rezistencës së tërmetit 9 ballë“, tha Margariti.
Nga ana tjetër, Rama dha premtimin e strehimit të mijrave të pastrehëve brenda vitit.
“Rindërtimi do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi për të dalë nga kjo situatë e vështirë pas tërmetit, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë pranë shtëpisë së rrënuar sepse nuk mund të shkëputen nga shtëpia, gjëja e gjallë.
Të kemi ndërtuar dhe hapur dyert e disa mijëra shtëpive të reja”, tha Rama.
Pas sigurimit të mbi 1 miliard eurove për rindërtim, tashmë pritet të nisë puna për zbatimin e projekteve në terren, ku siç parashikoi shefi i qeverisë do hapen shumë vende pune.
Më poshtë janë disa nga modelet e banesave të prezantuara: