Kryesore Njihuni me 13 ministrat e rinj të qeverisë “Rama II”

Njihuni me 13 ministrat e rinj të qeverisë “Rama II”

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot qeverinë e re.

Qeveria e re e Ramës ka 11 ministra dhe 2 ministra shteti.

Në përbërje të saj janë 50% burra dhe 50% gra.

KABINETI I RI QEVERITAR “RAMA 2”

-Zv/Kryeministrja do të jetë Senida Mesi.

Aktualisht ajo është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës.

-Deputeti Pandeli Majko është emëruar ministër shteti për shqiptarët jashtë kufijve.

-Sonila Qato, aktualisht Drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronës, është emëruar ministre Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve.

-Fatmir Xhafaj vazhdon detyrën si ministër i Brendshëm, pasi u largua përkohësisht nga pakti Rama-Basha.

-Etilda Gjoni, aktualisht zv/ministre e Drejtësisë, emërohet ministre e Drejtësisë.

-Ditmir Bushati vazhdon në krye Ministrisë së Jashtme.

-Olta Xhaçka, deputete e PS emërohet ministre e Mbrojtjes, zëvendëson Mimi Kodhelin.

-Mirela Kumbaro vazhdon në krye të Ministrisë së Kulturës.

-Arben Ahmetaj do të drejtojë një superministri. Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Mirëqenies Sociale shkrihen në një dhe do të bëhet Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Punës. Gjatë 4-vjeçarit të parë, Arben Ahmetaj drejtori Ministrinë e Ekonomisë dhe më pas Ministrinë e Financave, që vazhdon edhe aktualisht.

-Lindita Nikolla do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, që do t’i shtohet edhe Rinia.

-Ogerta Manastirliu do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë, drejtimin e së cilës e mori pas largimit të Ilir Beqjes. Kësaj ministrie i shtohet edhe Kujdesi Social.

-Damian Gjiknuri do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Energjisë, të cilës i bashkohet dhe Infrastruktura.

-Niko Peleshi emërohet ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Peleshi ka mbajtur postin e zv/Kryeministrit.

-Blendi Klosi emërohet ministër i Turizmit dhe Mjedisit. Klosi mbante detyrën e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, pas largimit të Erion Veliaj që kandidoi për Bashkinë e Tiranës.