Kryesore FOTO: Si do të jetë aeroporti i Vlorës

FOTO: Si do të jetë aeroporti i Vlorës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi projektin për aeroportin e ri që do të ndërtohet në zonën e Vlorës. Sipas ministres së Infrastrukturës, ky aeroport do të ketë një pistë të standardeve ndërkombëtare dhe do të sjellë dhe një zhvillim të madh për ekonominë e Vlorës dhe zonës përreth.

Ndërsa sipas kryeministrit Rama, aeroporti i ri nuk do të jetë vetëm turistik, por mendohet që brenda tij të ulen dhe avionë mallrash, pasi një pistë e tillë mungon në rajon, si dhe të përdoret për riparimin e avionëve, funksione këto që do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e punësimit dhe të ekonomisë.

Si objektiv kryesor për çeljen e kantierit për nisjen e punimeve, kryeministri caktoi pranverën e vitit të ardhshëm.