Distancimi shoqëror mund të cilësohet sakrificë në Itali, ku ecja krah për krah me miqtë, puthja e fqinjëve në përshëndetje dhe ledhatimi i kokës së një foshnjeje, janë pjesë e kulturës së përgjithshme.
Por shpërthimi i koronavirusit ka ripërcaktuar me shpejtësi konceptin e respektimit të hapësirës personale për italianët, për koreanojugorët, filipinasit, amerikanët, spanjollët, shqiptarët dhe qytetarët e thuajse të gjithë botës.
Qoftë duke vepruar nën urdhërat e qeverisë ose duke ndjekur këshillat themelore të shëndetit publik, njerëzit po vendosin distancën ndërmjet tyre për ta mbajtur larg Covid-19.