Extra Fotografia e “Ujkut të Wall Street-it” të vërtetë shitet për 200 mijë...

Fotografia e “Ujkut të Wall Street-it” të vërtetë shitet për 200 mijë dollarë

Fotografia “The Wolf of Wall Street I” e bërë nga fotografi i njohur britanik David Yarrow u shit në Art Miami për 200,000 dollarë.

Yarrow u frymëzua nga filmi i vitit 2013 “Wolf of Wall Street” dhe solli Jordan Belfortin e vërtetë për ta paraqitur në foto. Fotografia përmban gjithashtu edhe firmat e regjisorit Martin Scorsese dhe aktorit Leonardo DiCaprio.

Fotoja e bërë bardh e zi u shit brenda 10 minutave nga hapja e panairit të artit dhe 160,000 dollarë nga të ardhurat do të dhurohen për bamirësi.

Yarrow e fotografoi Belfort në një zyrë të braktisur në Simi Valley, California dhe tha se u deshën rreth 3 orë për të arritur foton e shitur.

“Imazhi kryesor me të cilin u kthyem në shtëpi nga ajo ditë ishte shumë më mirë sesa mund ta imagjinoja”, tha Yarrow.

Belfort gjithashtu postoi foton muajin e kaluar, duke e quajtur Yarrow “jashtëzakonisht të talentuar”.