Nga Monika Stafa
Mes përpjekjes për të mbijetuar në një vend të varfër dhe mjeran ajo mbeti një Mbretëreshë jo vetëm e bukur. Prej një biblioteke në Budapest në mes një perandorie duhet të shkonte në një vend ku balta të zhytej deri në kërci në rrugët e kryeqytetit.
Në Tiranë. Në Shqipëri.
E megjithatë zemra i tha, Po. Sepse ishte e mirë. Një njeri i mirë që në jetën njerëzore është fat edhe ta lexosh kur nuk jeton në kohen e saj.
Geraldine Appony të dehte me mirësinë e saj. Oh, ç‘shpirt të bukur kishte! Kur lexoja për të ndër dorëshkrime e dokumente të kohës, kuptoja se zemra e saj gjallonte si të ish zemra e një fëmije. Aq e çiltër dhe e mirë ish!!
Portrete si ajo, janë qenie të rralla që i vijnë botes, epokave, historisë apo dhe vendeve e kur vijnë mbeten një thesar.
Tejet i paçmuar.
Hungaria ishte atdheu i saj, por vendi ku kish hyre nuse çuditërisht mbeti dashuria e saj.
Shqipëria. Ky vend i shqiponjave.
Të jetë i shqiponjave valle?
Por sot Shqipëria e turpëroi.
Dhe në muret e korridoreve ku vareshin fotot plot dritë të saj, ca lotë pas atyre shëmtive prej balte pashë të rrëshqisnin ngadalë.
E pafat isha unë, dukej sikur thoshte nënzë Trëndafili i Bardhë.
Të pafat dhe këta Zogollë të ngratë!