Bota Fotografuan rezidencën e Erdogan, çifti izraelit arrestohet për spiunazh

Fotografuan rezidencën e Erdogan, çifti izraelit arrestohet për spiunazh

Një çift izraelit është arrestuar për spiunazh pasi kanë fotografuar rezidencën e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në Stamboll.

Së bashku me ta, është arrestuar edhe një shtetas turk.

Policia i ndaloi ata pas një raportimi nga një punonjës i kullës së radios dhe televizionit Camlica, në anën aziatike të Stambollit.

Ai pretendoi se të arrestuarit këtë javë fotografuan shtëpinë e afërt të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan nga një restorant në kullë.

Ata u arrestuan zyrtarisht përpara një gjyqi për “spiunazh politik dhe ushtarak” në një gjykatë në Stamboll.

Sakaq, ministri i Jashtëm izraelit Jair Lapid mohoi se çifti nuk punon për asnjë “agjenci izraelite”.

Lapid tha se ministria e tij ishte në kontakt të rregullt me ​​izraelitët e arrestuar dhe po përpiqej të organizonte lirimin e tyre.

Në këtë mënyrë bëhet edhe më e ashpër përplasja mes dy kombeve, që nga pothuajse aleate janë transformuar në kundershtare pas mbështetjes së Erdogan ndaj Hamas.

Gazeta izraelite Haaretz raportoi se Natalie dhe Mordi Oknin ishin arrestuar dhe citoi avokatin e tyre të thoshte se ata kishin fotografuar Pallatin Dolmabahçe të epokës osmane teksa hipnin në traget.

Pjesë të pallatit, të vendosura në anën evropiane të Stambollit, përdoren si zyrë pune e Presidentit të Turqisë.