Mund të konsiderohet fotoja e shekullit.
Për të parën herë është arritur të fotografohet një vrimë e zezë. Pas vërtetimit në 2016 të ekzistencës së tyre nëpërmjet valëve gravitacionale, mbërrin edhe prova ose fakti që dëshmon ekzistencën e këtyre objekteve misterioze kozmike.
Bëhet fjalë për vrimën e zezë “M87” që ndodhet në qendër të galaksisë “Virgo”, rreth 55 milionë vjet dritë larg. Në foto shfaqet e rrethuar edhe nga hija e saj që duket si një unazë e zjarrtë.
Kjo është një arritje e madhe për shkencën, që jo vetëm faktoi atë që thoshte Albert Einstein, por arriti të vërtetojë që objekte hapësinore teorikisht të padukshme mund të shihen, të vrojtohen dhe të studiohen.
Anonçimi është publikuar në 6 artikuj, por edhe në konferenca shtypi të ndryshme në mbarë botën.
Imazhi revolucionar është arritur të kapet nëpërmjet rrjetit të 8 radioteleskopëve Event Horizon Telescope.